Turqia beson se UEFA do të fitonte me të si organizatore e Euro 2024

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 08:51 | Nga

Turqia meriton të organizojë Kampionatin Evropian të vitit 2024 në futboll, pasi përfaqëson një “kufi të ri”, që do të sjellë fitime të mëdha ekonomike, ka thënë zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, duke hedhur poshtë shqetësimet për ankesat ndaj Turqisë për shkelje të të drejtave të njeriut.

UEFA do të vendosë për organizatorin e Evropianit 2024, kur Komiteti ekzekutiv i saj të takohet të enjten në Nyon.

Gjermania është kandidatja tjetër për organizimin e Evropianit 2024.

Turqia kishte dështuar në tentimin për të organizuar Evropianin 2016 në futboll dhe Lojërat Olimpike Verore të vitit 2020, ndërsa Gjermania kishte fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2006 të futbollit, që gjerësisht ishte vlerësuar si sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme