Turqia shkarkon trajnerin Senol Gunes pas humbjes turpëruese nga Holanda

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve apo më saktë shkarkimin e trajnerit të deritashëm Senol Gunes.

Gunes më nuk do të jetë trajner i kombëtares së Turqisë dhe ky lajm është konfirmuar nga vet faqet zyrtare të federatës turke.

“Pas takimeve me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Senol Gunes, u vendos reciprokisht të ndahen rrugët”.

“Dëshirojmë të falënderojmë mësuesin tonë të nderuar z.Senol Gunes për punën e tij gjatë kohës së tij dhe për kontributet e tij në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e federatës.

Ndryshe, Gunes, i cili u bë kreu i ekipit kombëtar turk më 1 qershor 2019, me Turqinë pati 32 ndeshje duke marrë 15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje në këto ndeshje.

Megjithatë, nisja jo e mirë e kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022” kanë bërë që Federata e Turqisë të vendos për largimin e Gunesit.

Humbja e fundit nga Holanda me rezultat të thellë 6-1 thuhet se luajti një rol të madh në vendimin e drejtuesve të federatës turke.

Të ngjashme