Tyson Fury tregon pse s’pranon të ndeshet me Joshuan në Angli

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Tyson Fury ka insistuar se ai do të pranojë të zhvillojë meç kundër Anthony Joshuas vetëm nëse ai meç do të zhvillohet në Las Vegas e jo në Angli, pasi që thotë se ai ka shkuar në SHBA dhe ka triumfuar atje.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, së fundi tha se një meç mes dy britanikëve mund të zhvillohet në Arabi Saudite, nëse Tyson Fury nuk dëshiron të përballet në Britani të Madhe, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, “The Gypsy King” mendon ndryshe dhe dëshiron që përballja kundër Joshuas të jetë në “Qytetin e Mëkateve”, Las Vegas.

“Më dëgjoni mirë, ai meç do të ndodhë vetëm e vetëm në Las Vegas. Do të jetë në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Fury, në një intervistë për Sirius XM.

“Unë dua të përballem me Wilderin e me Joshuan dhe ta shoh Wilderin kundër Joshuas. Nuk ka lojtarë të tjerë. Unë jam ai që erdhi në Amerikë dhe triumfova atje. Joshua erdhi dhe u mposht nga një trashaluq i vogël”.

“Në rimeç, ai ikte nga një trashaluq i vogël sikur të ishte dele gjatë natës. Ai ikte. Mua mu duk e turpshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme