Tyson refuzon ndeshjen me Silvan, që kishte peshë 18 milionë dollarë

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Boksieri legjendar i peshës së rëndë Mike Tyson raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 18 milionë dollarë për t’u përballur me legjendën e MMA-t, Wanderlei Silva, në një meç në boks pa doreza, shkruan “The Sun”.

Tyson së fundi ka lënë të kuptohet se planifikon të rikthehet në boks për ndeshje bamirëse. Ai ka impresionuar në stërvitje.

Ndonëse i mbush 54 vjet më vonë këtë muaj, ish-kampioni i peshës së rëndë planifikon të ngjitet në ring.

Është përfolur një meç me rivalin Evander Holyfield apo një meç me ish-kampionin tjetër Shannong Briggs.

Kampioni i peshës së rëndë Tyson Fury po ashtu ka thënë se ka shprehur gatishmërinë të ndeshet me Tysonin.

Por, raportohet se Tysonit i është bërë një ofertë konkrete në vlerë 18 milionë dollarë, për t’u përballur me ikonën e Arteve Marciale të Përziera (MMA), Wanderlei Silva.

Oferta ishte për një meç në boks pa doreza në kuadër të Bare Knuckle Fighting Championship.

Të ngjashme