U tha se Messi është fitues i Topit të Artë 2021, reagon France Football

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Redaktori i revistës franceze France Football, Pascal Ferre, i ka quajtur broçkulla thashethemet se Lionel Messi është njoftuar tashmë se ka fituar Topin e Artë 2021.

Topi i Artë nuk u nda vitin e kaluar, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në kalendarin sportiv, por çmimi më prestigjioz individual do të ndahet më 29 nëntor, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain Messi shihet si favoriti kryesor dhe së fundmi disa mediume të ndryshme botërore sugjeruan se ai është zgjedhur si fitues tashmë.

Por France Football, e cila e ndan këtë çmim, ka këmbëngulur se fituesi nuk është përcaktuar ende.

Ferre ka thënë për gazetën gjermane Bild se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Ne i kemi parë shumë broçkulla në 10 ditët e fundit. Mashtrim i madh”, tha Ferre.

Të ngjashme