Skuadra e Udinese ka bërë edhe një befasi të këndshme, duke luajtur baras me skuadrën e Inter.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 35-të në Serie A, ku gjithçka është e paqartë për mbijetesën.
Udinese arriti që të luante baras 0:0 me skuadrën ‘Zi kaltër’, për të mbajtur në maksimum shpresat për mbijetesën, shkruan lajmi.net.
Asnjëra skuadër nuk pati shumë mundësi për shënim, duke regjistruar nga vetëm tri gjuajtje në kuadratin e portës.
Posedimi i topit ishte në favor të skuadrës së udhëhequr nga Luciano Spalletti, por kjo nuk luajti asnjë rol në fund.
Me këtë barazim, Inter qëndron në pozitën e tretë me 63 pikë pas 35 ndeshjeve, kurse Udinese grumbullon 34 pikë .