Udinese shkarkon Tudorin

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Igor Tudor më nuk është trajner i Udineses, pasi ekipi italian e ka shkarkuar të premten nga ky post për shkak të rezultateve të dobëta, kanë njoftuar mediumet italiane.

Shkarkimi i Tudorit ka ardhur pas dy humbjeve të fundit, në të cilat Udinese pësoi 4:0 nga Roma dhe 7:1 nga Atalanta, duke bërë që ekipi të mbetet në kuotën e dhjetë pikëve dhe të zërë vendin e 14-të në tabelë pas dhjetë xhirove në Serie A, transmeton Koha Ditore.

“Udinese Calcio bën të ditur se Igor Tudor është liruar nga të gjitha detyrat e tij dhe nuk është më pjesë e klubit. Klubi deri në emërimin e trajnerit të ri do të udhëhiqet nga Luca Gotti”, thuhet në njoftimin e Udineses.

Tudor, 41-vjeçar, pati marrë drejtimin e Udineses në edicionin e shkuar, kurse më herët ka qenë trajner i skuadrave si Galatasaray, Karabukspor, PAOK e Hajduk Split.

Të ngjashme