Uebfaqja e “Tiks.app” ishte jashtë sistemit por ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Kosovë – Angli

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, shkruan Insporti.

Pak çaste më parë, ueb-sajti në fjalë u kthye në sistem, derisa është parë se biletat në tribunat P2, P3 dhe P4 janë shitur.

Shitja e biletave në këto tribuna ka ndodhur edhe pse uebfaqja ishte jashtë sistemit.

Image result for BILETAT NË TREG TË ZI

Uebfajqa funksionoi vetëm për pak minuta dhe tashmë përsëri është jashtë funksionit.

Kjo ka ndodhur ani pse ueb-sajti ku blihen biletat e ndeshjeve të Kosovës ka qenë jashtë funksionit.

Megjithatë, pasi ueb-sajti i ‘tiks.app’ funksioni vetëm pak çasti, i njejti tashmë ka dalur sërish jashtë funksionit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’.

Ndryshe, ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Çekisë në Plzen më 14 nëntor. 

Të ngjashme