UEFA, aktualisht Liverpulli skuadra më e mirë në Evropë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 14:52 | Nga

Skuadra e Liverpullit është më e mira në Evropë, sipas sitit zyrtar për renditjen e skuadrave nga Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA) për këtë sezon.

Liverpulli nën drejtimin e trajnerit Jyrgen Klop me lojë impresive u kualifikua në gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, ndërsa pas tyre janë Bajerni i Munihut, Real Madridi, Barcelona dhe Roma.

“Mbretërit” nga Madridi janë ekipi më i mirë në 5 vitet e fundit, duke lënë pas Atletiko Madridin , Bajern Munihun, Barcelonën dhe Juventusin. Deri në fund të sezonit aktual kanë mbetur më pak se një muaj dhe kjo renditje do të pësojë ndryshime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme