UEFA akuzohet se po favorizon Real Madrid

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 14:20 | Nga

UEFA ka krijuar një problem me llogarinë e Ligës së Kampionëve në Twitter duke publikuar një fotografi me mesazh favorizues për Real Madrid.

UEFA ka publikuar një fotografi të ekipit të Real Madrid me pyetjen: “Kampion në vitin 2018?”.

Por, kjo fotografi ka zgjuar reagime të shumta nga tifozët e skuadrave tjera rivale në garën elite të klubeve evropiane në Ligën e Kampionëve.

Në përgjigjet apo komentet nën fotografi, reagimet e tifozëve ishin të ashpra duke u kundërpërgjigjur me fotografitë e skuadrave të tyre të zemrës që janë ende në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në fakt, UEFA ndoshta edhe e ka menduar vetëm si pyetje se, a mendojnë njerëzit që Real Madrid mund të shpallet kampion këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por për shkak se në të kaluarën shtëpia e futbollit evropian është akuzuar se e favorizon më shumë se të tjerët ekipin e Real Madrid, atëherë pati një reagim të tillë.

Kujtojmë që, akuzat konspirative në mes UEFA-s dhe Real Madrid, kohë më parë, kishin shkuar edhe deri aty sa, njerëzit besonin se klubi madrilenë po favorizohet nga UEFA edhe në tërheqjen e shortit në Ligën e Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme