UEFA dënim të rëndë Evras

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 18:06 | Nga

UEFA është treguar e “pamëshirshme” ndaj yllit të Marseilles, Patrice Evra, për shkelmimin e një tifozi të klubit të tij para një ndeshje në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit nuk do të luajë asnjë ndeshje për këtë sezon, pasi është dënuar për shtatë muaj nga UEFA, raporton BBC.

Evra është suspenduar deri në muajin qershor 2018, dhe është gjobitur me 10 mijë euro.

Evra, 36 vjeçar, kishte goditur një fans të Marseilles në kokë para ndeshjes me Vitoria Guimaraes, më 2 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme