UEFA dënon me dy vite Milanin

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 17:13 | Nga

Milani dënohet me dy vite mospjesëmarrje në kupat e Europës. I pritshëm, e ndoshta edhe shumë i ashpër, ky është vendimi i dhënë nga Komisioni gjykues i UEFA-s, i cili nuk ka bërë as tolerimin më të vogël ndaj shoqërisë kuqezi nga rruga “Aldo Rossi”, duke i ndëshkuar me dënimin maksimal të mundshëm.

Një goditje e tmerrshme kjo për Milanin, që detyron drejtuesit e tij t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, për të tentuar shpëtimin e së ardhmes sportive të klubit, e pse jo edhe përmbysjen e dënimit.

Argumenti? Përveçse nuk ka respektuar parametrat e kërkuara nga “Fair Play” financiar, klubi kuqezi nuk garanton së shpejti futjen brenda këtyre kornizave për shkak të mosvazhdimësisë së treguar deri më sot në çështjet e menaxhimit të klubit, e mbi të gjitha për shkak të kontratës debitore (borxhit) të klubit me fondin amerikan “Elliott”.

“Paneli gjykues i organit të Kontrollit Financiar për Klubet (CFCB), me në krye Jose Narciso da Cunha Rodrigues, ka marrë vendim në lidhje me çështjen e Milanit pas raportimit të përgjegjësit të dhomës hetimore të CFCB-së për shkelje të normave të ‘Fair Play’-t financiar, veçanërisht për shkeljen e rregullit të balancimit të bilancit. Klubi nuk mund të marrë pjesë në kompeticionin e UEFA-s për klube, në të cilat mund të kualifikohet, për dy sezonet e radhës. Pra, përjashtim për sezonin 2018-2019, e sigurisht edhe për 2019-2020 nëse do të kualifikohet. Pas këtij vendimi mund të dorëzohet edhe rekursi në CAS-in e Lozanës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme