UEFA dënon Francën, shkak ngatërresa e himnit të Shqipërisë

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka reaguar dhe ka gjobitur Kombëtaren e Francës për gabimin me himnin e Shqipërisë gjatë ndeshjes eliminatore për Euro 2020.

Kampionët e botës në fitoren 4-1 ndaj kuqezinjve u sollën në mënyrë të pahijshme duke ngatërruar himnin.

UEFA mori një masë qesharake duke gjobitur “Gjelat” me 20 mijë euro.

Francezët gabuan duke vendosur himnin e Armenisë dhe jo tonin në eliminatoret e Evropianit.

Spikeri stadiumit gaboi gjithashtu dhe në momentin që kërkoi falje për momentin e sikletshëm.

Ai përsëriti të njëjtën gjë: I kërkoj falje Armenisë!Telegrafi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme