UEFA dënon Liverpoolin dhe Sevillën

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 19:12 | Nga

UEFA ka gjobitur finalistët e Ligës së Evropës, Liverpoolin dhe Sevillën, për sjelljet e tifozëve të tyre në finalen e zhvilluar në Basel.

Sevilla në këtë finale mundi 3:1 Liverpoolin për të fituar për të tretin sezon Ligën e Evropës, por tifozët në tribuna, nuk u shquan me sjellje të mira, duke ndezur fishekzjarre e në një moment duke u përleshur mes vete.

UEFA ka vendosur që sjelljet e tifozëve të Liverpoolit t’i gjobisë me 16 mijë euro, ndërsa ato të Sevillës më 17 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme