UEFA dhe ligat evropiane i kërcënojnë klubet e mëdha me përjashtim, shkaku i “Superligës Evropiane”

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

UEFA dhe ligat kryesore evropiane, Premierliga, LaLiga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, i kanë dënuar ashpër planet për krijimin e një Superlige Evropiane dhe kanë nënvizuar se do t’i përjashtojnë nga ligat e tyre përkatëse klubet që i bashkohen formatit të ri të Ligës së Kampionëve.

12 klube nga Anglia, Spanja dhe Italia ka kohë që janë duke mbajtur bisedime për krijimin e një formati të ri të ligës, i cili do t’i jepte fund Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Besohet se gjashtë klubet kryesore të Premierligës, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, janë në mesin e klubeve që kanë nënshkruar për t’iu bashkuar formatit të ri, i cili funksiononte pa fazë kualifikuese apo rënie nga liga.

Por në një reagim të përbashkët, UEFA bashkë me ligat kryesore evropiane si, Premierliga, LaLiga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, e kanë quajtur cinik planin për krijimin e një Superlige Evropiane dhe kanë kërcënuar me pasoja të rënda.

Të ngjashme