UEFA do të shpallë kampionë klubet që ishin duke kryesuar, nëse stinori në ligat evropiane nuk vazhdon

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

UEFA të martën ka ftuar në një videokonferencë anëtarët e 55 federatave nacionale të saj, përfaqësues të klubeve dhe po ashtu të ligave, për të marrë vendim për të riorganizuar futbollin evropian, pas rrëmujës të shkaktuar nga koronavirusi.

UEFA do të ketë opsion shtyrjen e Evropianit deri në vitin 2021, në mënyrë që të mbarohen stinorët. Por, po ashtu opsion është që stinorët në ligat evropiane të mos vazhdohen dhe kampionë të shpallen klubet që ishin duke kryesuar deri në momentin e ndërprerjes. Po ashtu opsion është që garat në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të vazhdojnë në një mini-turne nga faza çerekfinale, raporton gazeta “AS”.

Ndonëse në shumicën e ligave rregulli thotë se klasifikimin final duhet ta vendos liga në bashkëpunim me federatën, raportohet se shumica e federatave preferojnë që në këto momente UEFA të marrë vendim.

Sipas këtij plani në La Liga kampione do të bëhej Barcelona, në Premier League, Liveprooli në Serie A, Juventusi, në Bundesligë, Bayern Muencheni dhe në Ligue 1 të Francës, Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme