UEFA e detyron Ukrainën ta ndërrojë fanellën për “Euro 2020”, kjo është arsyeja

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka detyruar Kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Në fanellën e Ukrainës, shihet e qëndisur harta e shtetit ku poshtë mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

Kjo ka bërë që Russia të protestojë ashpër ndaj këtij vendimi, pasi që në vitin 2014 e kishte aneksuar Krimenë duke e bashkuar me Federatën Ruse.

Sidoqoftë, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës pasi e ka konsideruar atë si slogan politik dhe kundër etikës sportive.

Tani, Ukraina do të duhet ta heq hartën nga fanellat e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen në “Euro 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme