UEFA e fal United-in, nuk do ta dënojë për vonesën

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi pritet të mos ndëshkohet nga UEFA për mosparaqitje në kohë për ndeshjet e mbrëmshme në Old Trafford.

“Djajtë e kuq” u ndeshëm mbrëmë me Valencian, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 0-0. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e dytë të grupit H të Ligës së Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

Autobusi i skuadrës së Manchester United kishte ngecur në kolonë gjatë rrugës për në Old Trafford. Atyre iu nevojiten gjithsej 75 minuta për t’i kaluar 4.6 kilometra rrugë. Për këtë arsye, gjyqtari u detyrua ta shtynte ndeshjen për pesë minuta, deri sa arritën në stadium lojtarët e Manchester Unitedit.

Megjithatë, pasi që kjo është hera e parë që skuadrës së Jose Mourinhos i ndodhë një gjë e tillë. UEFA pritet vetëm t’i japë vërejtje “Djajve të kuq”. Por, vendimi përfundimtar do të merret do të merret pasi që UEFA të ketë kohë ta lexojë raportin e ndeshjes së gjyqtarit kryesor.

Klubi zyrtarisht e ka fajësuar trafikun në rrugë për vonesën e tyre, ndërsa trajneri Jose Mourinho e fajësoi policinë e qytetit, të cilët nuk kishin pranuar t’i shoqërojnë ata deri në stadium.

“Ne u nisëm nga hoteli në orën 18:00, duke shpresuar se 30 minuta do të mjaftonin për rrugën. Normalisht kështu ndodhë por këtë herë policia nuk pranoi të na shoqëronte, kështu që ne erdhën vetë dhe na u nevojiten 75 minuta”, tha Mourinho.

Megjithatë, policia e ka lëshuar një deklaratë për media për t’iu përgjigjur akuzave të Mourinhos. Ata kanë thënë se policia nuk do t’i shoqërojë klubet për të gjitha ndeshjet e tyre, por vetëm nëse kanë informacion se skuadra ose një lojtar është në rrezik. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme