UEFA e konfirmon vendin ku do të luhet Superkupa e Evropës

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

UEFA e ka vendosur tashmë përfundimisht vendin se ku do të luhet ndeshja e Superkupës së Evropës. Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe ai i Ligës së Evropës, Villarreal do t’i matin forcat në mes tyre në stadiumin “Windsor Park” të Belfastit në Irlandën e Veriut.

Në fakt, për këtë stadium ishte vendosur edhe në të kaluarën. Por, kohëve të fundit spekulohej se loja mund të zhvendosej në Stamboll të Turqisë, qytet ky që e humbi të drejtën e organizimit të finales së Championsit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 gusht dhe ky do të jetë trofeu i parë sezonal për skuadrën që e fiton atë. Chelsea në finale të Championsit e mposhti Manchester Cityn, kurse Villarreali në finale të Europa Leagues e mundi Manchester Unitedin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme