UEFA: E njohën ose jo, të gjitha shtetet kanë për ta pritur Kosovën dhe për të shkuar atje

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

UEFA është duke shtrënguar rregullat ndaj vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si të pavarur  që të mos e përjashtojnë si kundërshtarë.

Presidenti i UEFA-së, Aleksandër Çeferin ka thënë të mërkurën nga Baku se secili shtet anëtar i kësaj organizate është i obliguar që ta presë Përfaqësuesen e Kosovës në vendin e vet, por edhe të shkojë në Prishtinë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.

“Obligohen të gjitha kombëtaret që të luajnë kundër ekipit kombëtar të Kosovës por edhe klubet sipas rezultatit të shortit, që të luajnë në territorin e tyre dhe në territorin e Kosovës”, ka thënë Çeferin.

Katër nga 12 vendet që janë nikoqirë të Kampionatit Evropian 2020 nuk e njohin Kosovën. Ato janë Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja.

Ndërsa Kosova njihet nga katër kundërshtarët që i ka në grup për kualifikime – Bullgaria, Republika e Çekisë, Mali i Zi dhe Anglia.

“Secila kombëtare ka për të luajtur kundër Kosovës”, është shprehur i pari i UEFA-së.

Të ngjashme