UEFA e shtyen transferimin e Mbappes te Juventus

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Andrea Agnelli ka bërë një deklaratë befasuese.

Presidenti i Juventus, Andrea Agenlli, ka bërë të ditur se ata po e kërkojnë versionin e Cristiano Ronaldos, por në moshë më të re.

Sipas mediave italiae bëhet fjalë për Kylian Mbappen, që po shkëlqen në këto dy sezonet e fundit.

“Ne jemi duke kërkuar një Cristiano Ronaldo, por tani më të ri”, tha fillimisht Agnelli, përcjell “lajmi.net”.

“Juventus është duke e shikuar situatën aktuale në treg, e që është një operacion i pamundur”, ka shtuar më tej presidenti i ‘Zonjës së Vjetër’ kur është pyetur për Mbappen.

Juventus mund ta transferojë shumë lehtë francezin, pasi PSG po hetohet nga UEFA për shkak të rregullit financiar.

Të ngjashme