UEFA e zgjedh ‘raketën’ e Rashicës si golin më të mirë për vitin 2018

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Kosova lirisht mund të thuhet se gjatë këtij viti shënoi suksesin më të madh në historinë e futbollit, pikërisht me kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.

Nga shumë gola të shënuar nga kombëtarja kosovare, ka qenë edhe ai i Milot Rashicës.

Rashica kishte shënuar një gol të mrekullueshëm kundër Ishujve Faroe më 14 tetor 2018.

E pikërisht këtë gol, UEFA Euro 2020 e ka zgjedhur si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.

https://www.facebook.com/EURO2020/videos/1404194946378448/

Ylli Kosovar e kishte dërguar topin drejtë e në rrjet me një goditje të fuqishme.

Kujtojmë se tani Kosova ka kaluar në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Maqedoninë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme