UEFA ia konfirmon FFK-së se fondet ia ka dhuruar për projekte, jo për klube

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

UEFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një letre se ndihma financiare që ia ofroi javë më parë i kushtohet projekteve të saj vjetore, pas debatit të ashpër që disa klube e nxiten ne vend duke pretenduar se një pjesë e tyre u takonin atyre.

Shtëpia e futbollit kosovar i pranoi 500 mijë euro nga FIFA dhe plot 4.3 milionë euro nga UEFA ditë më parë. Klubet e Ipko Superligës në veçanti pretendojnë se atyre u takon hise nga këto shuma, por FFK-ja nuk pajtohet.

FFK-ja ua kishte sqaruar drejtuesve të klubeve në një takim javën e kaluar se fondet dedikoheshin ishin vjetore të dedikuara për projektet e federatës dhe jo për klubet.

Tani, pasi i ka kërkuar ndihmë UEFA-s ta sqarojë situatën, FFK-ja ka marrë përgjigjen e cila i hedh poshtë pretendimet e klubeve.

UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”, thuhet tutje në njoftim.

FFK-ja e ka bërë publike edhe emailin e pranuar nga organi qeverisës i futbollit evropian./ge

Të ngjashme