UEFA kërcënon klubet, nëse nuk paguani lojtarët, nuk do të luani në garat evropiane

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

‘Kërcënimi’ i UEFA është i qartë për të gjithë ato klube që synojnë të kualifikohen në kupat evropiane.

Nëse klubet nuk arrihet marrëveshje me lojtarët për pagat dhe do të lindin mosmarrëveshje midis klubeve dhe vetë lojtarëve, ekziston rreziku i përjashtimit të skuadrave nga garat ndërkombëtare, përcjell GazetaBlic.

La Repubblica raporton se kjo do të llogaritet si shkelje e Fair Play. Kjo sigurohet nga rregullat e UEFA-s.

Kështu që klubet që duan të luajnë në Champions dhe Europa League gjithashtu do të duhet të paguajnë obligimet ndaj lojtarëve për muajin mars dhe prill, ose të kërkojnë marrëveshje me lojtarët.

Në rast mosmarrëveshjesh – atëherë klubet nuk do të mund të garojnë në Evropë.

Të ngjashme