UEFA: Kosova nuk mund të jetë në një grup me Serbinë dhe Bosnjën, në kualifikimet për EURO 2024

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Para hedhjes së shortit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, i cili është planifikuar më 9 tetor në Frankfurt, UEFA ka njoftuar për disa rregulla dhe përditësime.

Sa i përket Kosovës, UEFA ka njoftuar se kombëtarja nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën, për arsye politike.

“Këto çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia:, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.

Të ngjashme