UEFA kujton kohën kur Zidane e turpëroi Portugalinë, në prag të ndeshjes Francë-Portugali dhe në ditëlindjen e tij

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter e ka kujtuar paraqitjen mjeshtërore dhe të paharrueshme të Zinedine Zidane në triumfin e Francës kundër Portugalisë në gjysmëfinale të Euro 2000, në ditëlindjen e ish-mesfushorit dhe në ditën kur këtu dy kombëtare do të përballen në Euro 2020.

Franca dhe Portugalia do të përballen sot në Ferenc Puskas në orën 21:00, në ndeshjen e fundit në Grupin F, raporton Gazeta Express.

Ish-mesfushori i Real Madridit i mbushi 49 vjet sot dhe për nder të ditëlindjes së tij, e cila përkoi me gjysmëfinalen e Euro 2000, UEFA vendosi ta kujtojë paraqitjet e tij madhështore me një video në Twitter.

Në videoja shfaqet çaste magjike të Zidane ndaj portugezëve, të cilën i turpëroi me aftësitë e tij të papara.

Zidane kishte shënuar nga penalltia në kohën shtesë për t’ia siguruar Francës një fitore 2:1 dhe kalimin në finale, rrjedhimisht, ku gjelat triumfuan duke e mundur Italinë.

Kjo paraqitje e Zidane vlerësohet si njëra prej më të mirave në historinë e Euro.

Francë, që e ka siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve tashmë, do të kërkojë ta rrëzojë nga Euro 2020 Portugalinë, për t’iu hakmarrë për humbjen në finalen e Euro 2016.

Gjelat duhet t’i mposhtin me rezultat të thellë portugezët për t’ua bërë të pamundur atyre kualifikimin në 1/8 e finales.

Portugalisë i nevojitet vetëm një pikë për ta siguruar kualifikimin tutje. 

Të ngjashme