UEFA licencon Canën për trajner

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 20:19 | Nga

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë licencën A të UEFA-s për trajner.

Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, që ka thënë se kursin intenziv e kanë përfunduar bashkë me Canën edhe ish-futbollistë të njohur si Bledi Shkëmbi e Suad Lici.

Cana kishte shprehur dëshirën e tij për t’u bërë trajner futbolli kohë më parë. Ai madje kishte thënë se është i gatshëm që një ditë të udhëheqë edhe përfaqësuesen e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme