UEFA mban video-konferencë me Federatat, vendos për Kampionatet dhe Ligat

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Federata Evropiane e Futbollit është duke e mbajtur një video-konferencë me Federatat që janë nën ombrellën e saj, shkruan Gazeta Express.

Në këtë konferencë po marrin pjesë sekretarët gjeneralë të 55 Federatave, ndërsa në agjendë janë kompeticionet e Kombëtareve dhe të ligave, ku do të vendosen datat e zhvillimit të ndeshjeve që tashmë janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu po asistohet nga presidenti Agim Ademi, të cilët po e ndjekin me vëmendje video-konferencën, e cila ka filluar në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 14:00. 

Të ngjashme