UEFA mbështet turneun e Rita Orës

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 13:11 | Nga

Në një fotografi të postuar në Instagram, Rita ka bërë të ditur se ajo do të jetë pjesë e UEFA-s, shkruan lajmi.net.

Sipas një njoftimi të shtëpisë së futbollit thuhet se “UEFA i ka bashkuar forcat me kantautoren, aktoren dhe dizajneren ndërkombëtare, Rita Ora, në një partneritet  që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave”.

UEFA do të jetë gjithashtu sponsori zyrtar i turneut “The Girls Tour”, të Rita Orës, si pjesë e fushatës së tyre “TogetherWePlayStrong”.

Kënga e fundit e saj është “Girls”, në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme