UEFA me vendim të ri, nuk ka futboll në prill dhe maj

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19.

Kjo e ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Mediat e huaja kanë shkruar për disa vendime që janë marrë dhe të tjera që do të publikohen nga UEFA në orët në vijim.

Pas konsultës me 55 sekretarët e përgjithshëm janë marrë disa vendimet që vijojnë si më poshtë:

1- Anulohen gjitha miqësoret e planifikuar në fillim të qershorit.

2- Në prill dhe maj nuk ka futboll.

3- Parashikohen që kampionatet të nisin në qershor.

4- Prioritet do të jetë vijimi i kampionateve përtej muajve të verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme