UEFA ndan grupet për shortin e Europa League, klubet shqiptare njohin rivalët e mundshëm

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 09:02 | Nga

Ashtu siç ndodhi me Championsit, UEFA ka ndarë në grupe skuadrat edhe për shortin e turit të parë në Europa League.

Kundërshtarë shumë të fortë në letër për 3 klubet shqiptare që marrin pjesë në këtë kompeticion, Luftëtarin, Laçin dhe Partizanin, kjo edhe për faktin se të tre skuadrat e Superiores bënin pjesë në vazon e ekipeve jo favorite.

Mund të kemi dhe derbi në këtë raund me Luftëtarin që mund të sfidojë skuadrën e Elis Bakajt Shakhtyor Soligorsk dhe Laçin që mund të ketë përballë Osijekun e Eros Grezdës.

Kundërshtart e mundëshëm të Luftëtarit: Hafnarfjördur (ISL),Nordsjælland (DEN), AIK (SWE), Ventspils (LVA),Shakhtyor Soligorsk (BLR).

Kundërshtarët e mundshëm të Laçit: Osijek (CRO),Maccabi Tel-Aviv (ISR), Sarajevo (BIH) ,Anorthosis Famagusta (CYP), Kairat Almaty (KAZ).

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit: Maribor (SVN), Trenčín (SVK), Viitorul (ROU), Neftçi (AZE), Tobol Kostanay (KAZ).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme