UEFA paralajmëron: Skuadrat mund të gjobiten nëse lojtarët e tyre lëvizin pijet në konferenca shtypi

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Ekipet që janë pjesë e Euro 2020 mund të përballen me gjobë nëse lojtarët e tyre lëvizin pije që janë si sponsorë në konferencat për shtyp, siç kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Paul Pogba në ditët e fundit.

Të hënën, kapiteni i Portugalisë, Ronaldo hoqi dy shishe Coca-Cola dhe i inkurajoi njerëzit të pinin ujë.

Ditën tjetër, mesfushori i Francës, Pogba, lojtar mysliman, hoqi një shishe të birrës Heineken.

Manuel Locatelli gjithashtu zëvendësoi Coca-Colan me ujë të mërkurën.

“UEFA u ka kujtuar ekipeve pjesëmarrëse se partneritetet janë integrale për mbarëvajtjen e turneut dhe për të siguruar zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën, përfshirë të rinjtë dhe femrat”, kanë thënë të enjten organizatorët e turneut.

Drejtori i turneut të Euro 2020 Uefa, Martin Kallen ka thënë se lojtarët janë të detyruar që përmes federatës së tyre të ndjekin rregullat e turneut.

Sidoqoftë, ai tha se i kuptonte veprimet e lojtarëve të cilët, si Pogba, që këto gjëra kanë të bëjnë edhe për arsye fetare.

Uefa nuk ka ndërmend të gjobisë drejtpërdrejt lojtarët dhe çdo sanksion do të shkojë te federatat.

“Ne nuk do t’i gjobisim lojtarët direkt si UEFA, ne do ta bëjmë këtë gjithmonë përmes federatave kombëtare që janë pjesëmarrëse dhe pastaj ata mund të vendosin nëse mund ta dënojnë lojtarin, por ne nuk do të shkojmë drejtpërdrejt tek lojtari”, ka thënë Kallen.

Të ngjashme