UEFA për Rashicën: Një lojtar i klasit botëror

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

UEFA i ka kushtuar një shkrim të shkurtër futbollistit Milot Rashica.

Në faqën zyrtare të UEFA 2020 në facebook shkruan:

“Ai nuk e ka vëmendjen e gjitha mediave, vetëm se nuk vjen nga Brazili apo Spanja, por është një lojtar i klasit botëror.”

Për Rashicën u thanë edhe fjalët e mëdha:

“I pathyeshëm dhe i jashtëzakonshëm, dhe i pafalshëm.”

Miloti ka kaluar nepër një formë të mirë me Werderin në Bundesligë, duke qenë një ndër lojtarët kryesor.

Ai poashtu ka treguar formë të lartë edhe me Kosovën, duke shënuar në dy ndeshje radhazi me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Të ngjashme