UEFA përjashton Kosovën nga faqja zyrtare

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 14:58 | Nga

UEFA sot në orën 14:00 ka hapur një garë zyrtare përmes së cilës njerëzit mund të aplikojnë për të fituar një biletë për Super Kupën e vitit 2017, mes fituesit të Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe fituesit të Europa League, Manchester United, transmeton Gazeta Intro.

Kjo finale do të luhet në Arenën Filipi II në Shkup.

Kjo garë bëhet përmes aplikimit, por në fillim duhet të bëhet një regjistrim tek faqja e UEFA-së në këtë link: http://uefa.to/2sXdlëy dhe pastaj të aplikohet tutje në linkun tjetër: http://uefa.to/2snC4gH

Por ajo që bie në sy se në renditjen e shteteve përmes së cilëve njerëzit nga mbarë bota mund të aplikojnë, mungon emri i Kosovës. Përkundër faktit që UEFA me 3 maj të 2016-tës pranoi Kosovën si pjesë të saj, ajo nuk e ka futur emrin e shtetit tonë në këtë listë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme