UEFA publikon golashënuesit më të mirë të çdo sezoni në formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka publikuar golashënuesit më të mirë të çdo sezoni në formatin e ri të Ligës së Kampionëve nga viti 1992.

Pasi Bayern Munich fitoi finalen e edicionit 2019/20, shtëpia e futbollit evropiane ka vendosur që t’i publikojë më të mirët, por edhe golashënuesit ndër vite.

Bavarezët fituan 1-0 përballë Paris Saint-Germainit me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, derisa mban rekordin me 17 gola të shënuara në edicionin 2013/14 sa ishte pjesë e Real Madridit.

Një gol më pak, portugezi e kishte shënuar në edicionin 2015/16, aty ku Los Blancos ishin shpallur kampion të garës më të madhe për klube në Evropë.

Në këtë edicion që lamë pas, Robert Lewandowksi ishte golashënuesi më i mirë me 15 sosh, duke barazuar kështu rekordin e Ronaldos në edicionin 2017/18.

Të ngjashme