UEFA shkruan për arritjen historike të Ballkanit

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA i ka kushtuar një shkrim të veçantë skuadrës së Ballkanit që u bë ekipi i parë kosovar që garon në arenën evropiane.

Fazat e grupeve të tre garave kryesore të UEFA-s për klube për meshkuj – UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League – do të jenë një nga më gjithëpërfshirëset deri më tani.

Pothuajse dy të tretat e shoqatave anëtare të UEFA-s do të përfaqësohen (36 nga 55) dhe do të luajnë të paktën gjashtë ndeshje kundër skuadrave nga i gjithë kontinenti, transmeton Klankosova.tv.

“Ballkani u bë skuadra e parë nga Kosova që u kualifikua në fazën e grupeve të një kompeticioni të madh të klubeve të UEFA-s”, ka shkruar UEFA.

Klubet nga Kosova, Lituania dhe Lihtenshtajni do të përjetojnë për herë të parë fazën e grupeve të një gare të madhe klubesh të UEFA-s – gjë që mund të ndihmojë vetëm në rritjen e shikueshmërisë së futbollit në këto vende.

Krijimi i Ligës së Konferencës së Evropës ka qenë vendimtar për këtë zhvillim.

Përveç që u jep më shumë lojtarëve mundësinë për të përjetuar futbollin evropian, gjë që do t’i ndihmojë në zhvillimin e karrierës së tyre, kompeticioni u ka dhënë gjithashtu klubeve dhe tifozëve të tyre mundësinë të ëndërrojnë për të fituar një trofe evropian.

Më shumë se gjysma e shoqatave anëtare të UEFA-s, 28 nga 55, do të përfaqësohen këtë vit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Të ngjashme