UEFA shmang klubet nga Manchesteri të jenë nikoqirë javën e njëjtë

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

UEFA kërkon nga Liga e Kampionëve që shorti i çerekinales të shmang mundësinë që klubet nga Manchesteri të luajnë ndeshjet e tyre në terren nikoqir në të njëjtën javë.

UEFA thotë se vendimi në fjalë është marrë për arsye të sigurisë, sepse autoritetet publike në Manchester nuk dëshirojnë që City dhe United të luajnë ndeshjet e tyre në cilësi të nikoqirit në dy ditët rresht të së njëjtës javë.

Sipas rregullave të UEFA-së, data e ndeshjes që Manchester United do ta luaj në shtëpi do të ndryshohet sipas nevojës nga shkaku se klubi në fjalë ka përfunduar sezonin e kaluar në Premier Ligë duke u renditur më ulët se Manchester City.

UEFA thotë se rregulli i njëjtë do të vlejë edhe për gjysmëfinale nëse kualifikohen të dy klubet nga Manchesteri.

Shorti hidhet të premten dhe i njëjti nuk ka renditje sipas rejtingut të klubeve ndërsa nuk ka as ndonjë ndalesë për përballje të ekipeve nga i njëjti shtet.

Ekipet

Ajax (Holandë)

Barcelonë (Spanjë)

Juventus (Itali)

Liverpool (Angli)

Manchester City (Angli)

Manchester United (Angli)

Porto (Portugali)

Tottenham Hotspur (Angli)

Oraret janë si më poshtë:

9/10 prill: Çerekifinale, ndeshja e parë

16/17 prill: Çerekifinale, ndeshja e dytë

30 prill/1 maj: Gjysmëfinale, ndeshja e parë

7/8 maj: Gjysmëfinale, ndeshja e dytë

1 qershor: Finalja – Estadio Metropolitano, Madrid

Të ngjashme