UEFA: S’ka vendim për Milanin

Prishtinë | 07 Dhj 2017 | 15:59 | Nga

UEFA ka lëshuar një komunikatë duke konfirmuar se nuk është marrë ndonjë pozicion definitv për marrëveshjen vullnetare të Fair Play Financiar të propozuar nga Milani.

Është raportuar se komiteti i FFP-së do të refuzojë propozimin e Milanit që u bë me anë të Marco Fassones, për të vendosur kështu që të sanksionohet klubi “Rossoner”.

“Spekulimet që po qarkullojnë janë pa bazë”.

“Komiteti do të mblidhet të premtën dhe vendimi është caktuar për javën e ardhshme. Komisioni, që është një organizëm i pavarur, nuk ka marrë një pozicion definitiv në dosjen e prezantuar nga klubi”, theksohet në një komunikatë të publikuar në ANSA.

Përderisa ende nuk është marër ndonjë vendim, Fassone tashmë është ankuar publikisht se disa prej kërkesave të FFP-së janë të pamundura për t’u përmbushur.

Milani ka bërë shpenzime të mëdha në verë dhe me Ligën e Kampionëve vështirë të arrihet këtë sezon, Rossonerët ballafaqohen me sanksione të rënda nga UEFA sepse nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e mjeteve me të cilat janë kryer transferimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme