UEFA sot me vendim përfundimtar, Drita shpreson që ndeshja të zhvillohet

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Është lajmëruar më në fund edhe skuadra kampione e Kosovës.

Drita sot zbarkoi në Kosovë, por me mendja padyshim se edhe më tutje qëndron në Nyon të Zvicrës, aty ku edhe do të merret vendimi përfundimtar lidhur me çështjen e ndeshjes së anuluar përballë kampionit të Irlandës veriore, Linfield, përcjell GazetaBlic.

Sipas Dritës, faji është i organizatorit, pasi ka organizuar raundin preliminar në një vend që vepron me rregulla strikte.

Tutje thuhet se vendimi ishte i autoriteteve zvicerane, derisa gjilanasit u urdhëruan që ta lëshojnë shtetin helvet, para se të karantinohen.

Të ngjashme