UEFA tregon se kur do të rikthehet tifozët në shkallët e stadiumeve

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Futbolli është rikthyer thuajse në gjithë Evropën, por tifozët nuk po mund ta ndjekin nga shkallët e stadiumeve.

Në disa kampionate po ka tifozë, por në numër të limituar duke mbajtur distancën.

E duket se stadiumet nuk do të hapën para muajit gusht, së paku kështu ka njoftuar nënkryetari i UEFA-s, Michele Uva.

“Të kesh tifozë në stadiume deri në muajin gusht nuk është reale”.

Michele Uva dhe Alexander Ceferin

“Ne jemi duke monitoruar gjithçka që është duke ndodhur në Evropë, por varet edhe nga qeveritë e vendeve dhe nuk duhet t’i lihet gjithçka në dorë UEFA-s”, ka deklaruar Uva.

Kampionati gjerman ishte i pari nga të mëdhatë në Evropë që filloi, por deri më tani Bundesliga nuk i ka hapur dyert për tifozët.

Edhe në Kosovë ka startuar futbolli, por deri më tani nuk janë hapur dyert e stadiumeve për tifozët. 

Të ngjashme