UEFA zgjedh qytetin që do presë ndeshjet e Championsit, zyrtarizimi pritet më datën 17

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Pas tërheqjes së Stambollit nga zhvillimi i finales së Ligës së Kampionëve, UEFA duket se ka vendosur që të transferojë ndeshjet e mbetura të fazës finale të këtij kompeticioni në kryeqytetin portugez Lisbonë.

Lajmi është dhënë nga media të ndryshme europiane, sipas të cilave Lisbona është gjykuar si më e përshtatshme se Frankfurti dhe Moska për të pritur ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Vendimi është marrë tashmë nga drejtuesit e lartë të qeverisë europiane të futbollit, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet pikërisht në mbledhjen e Komitetik Ekzekutiv, e planifikuar për më 17 qershor.

Plani i UEFA-s është që në gusht të startohet me 4 ndeshjet e pazhvilluara të fazës së 1/8-ave, ndërsa më pas 8 skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të luajnë të gjithë ndeshjet e mbetura në Lisbonë, për të shmangur sistemin vajtje-ardhje.

Të ngjashme