UEFA zhgënjen për VAR-in në Ligën e kampionëve

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 16:12 | Nga

Aleksander Ceferin insiston se as sezoni e ardhshëm nuk do të përfshihet VAR në Ligën e Kampionëve.

Disa kampionate evropiane këtë sezon kanë filluar të përdorin VAR (Video Assistant Referee), ndërsa disa të tjera do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm.

Por, VAR nuk do të përdoret sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe kjo është konfirmuar nga kryetari i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ai thotë se ende ka konfuzione sa i përket VAR dhe nuk dëshiron të nxitohet.

“Ne nuk do të përdorim VAR sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Ende ka shumë konfuzione”, tha shkurt Ceferin.

Këtë sezon VAR është duke u përdorur në Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe në La Liga dhe Premierligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme