Uellsi kualifikohet në mesin e 16 më të mirëve, pavarësisht humbjes nga Italia

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Uellsi është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020, megjithëse u mposht 1:0 nga Italia në ndeshjen e fundit në grup të dielën.

Matteo Pessina e shënoi golin e vetëm për t’ia Italisë fitoren e tretë nga tri ndeshje në Stadiumin Olimpik në Romë, duke e dërguar në mesin e 16 më të mirëve si ekip favorit për ta fituar turneun.

Uellsi kualifikohet nga pozita e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Zvicrën, për shkak të goldallimit më të mirë se helvetikët.

Të ngjashme