Ujkani transferohet në Turqi

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 16:14 | Nga

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën italiane Cremonese. Ai ka vendosur që karrierën ta vazhdojë jashtë Italisë, ndërsa në edicionin e ri do të jetë pjesë e kampionatit turk.

Portieri 30 vjeçar ka arritur marrëveshje me skuadrën Rizespor, pjesë e Superligës turke. Transferimi i tij është konfirmuar edhe nga mediet italiane dhe ato turke, ndërsa te Rizespor do të luajë së bashku me sulmuesin e Kosovës, Vedat Muqriqi.

Pas një përvoje të gjatë në Itali, Ujkani do të sprovohet në një kampionat tjetër, po ashtu mjaft prestigjioz.

 

Të ngjashme