Ukraina ia ndalon Kosovës pjesëmarrjen në Botëror

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 15:14 | Nga

Politika vazhdon ta sfidojë Kosovën dhe sportin e saj në arenën ndërkombëtare. Edhe pse sporti kosovar është ndërkombëtarizuar, politika po i paraqet probleme serioze.

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka kërkuar nga AIBA që t’ia mundësojë Kosovës pjesëmarrjen me dy boksierë në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet në gusht në Gjermani, raporton Zëri.info.

Shtëpia e boksit kosovar ndihet e lënë jashtë Botërorit padrejtësisht, pasi autoritetet e Ukrainës për shkaqe politike nuk i kishin lejuar kosovarët të merrnin pjesë në kualifikimet e Botërorit që i kishte. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, e cila tani kërkon nga AIBA t’i bëjë ftesë për pjesëmarrje direkte në Botëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme