Ukrainë – Maqedoni e Veriut, formacionet zyrtare: Katër shqiptarë nga minuta e parë

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ukraina dhe Maqedonia e Veriut do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në ditën e sotme (e enjte) në Kampionatin Evropian.

Dy ekipet përfaqësuese e nisën me humbje këtë evropian, ku Ukraina humbi 3-2 nga Holanda, derisa Maqedonia e Veriut u mposhtë 3-1 nga Austria.

Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare për dy ekipet përfaqësuese pasi duhet fitojnë pikë që të vazhdojnë ëndrrën për të kaluar grupin.

Edhe në këtë takim si në ndeshjen e parë, katër futbollistë shqiptarë luajnë nga minuta e parë për Maqedonin e Veriut.

Formacionet zyrtare:

Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S.Ristovski, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Spirovski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme