Ulpiana dhe Malisheva në Superligë, Flamurtari – Dukagjini ndeshja e barazhit

Prishtinë | 15 Maj 2021 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Është mbyllur edhe xhiro e fundit në Ligën e Parë në të dyja grupet A dhe B, ku favoritët shënuan fitore, ndërsa zyrtarisht Ulpiana dhe Malisheva siguruan inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Në Grupin B në garë ishin Ulpiana dhe Flamurtarit, ku skuadra nga Lipjani e siguroi kalimin në Superligë fal fitores si mysafir i Ramiz Sadikut me rezultat 2-1.

Në anën tjetër Flamurtari ka fituar si mysafir i Vllaznisë me rezultat 5-1, por nuk i ka mjaftuar.

Kuqezinjtë nga Prishtina do të luajnë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë fillimisht, kundër vendit të dytë të Grupit A.

E nga ky grup në Superligë për herë të parë në histori është ngjitur Malisheva, pas fitores së madhe ndaj Vëllaznimit si mysafir me rezultat 3-0.

Dukagjini edhe pse fitoi si mysafir i Trepçës me rezultat 5-3, do të luajë në barazh ndaj Flamurtarit.

Ndeshja e barazhit mes Flamurtarit dhe Dukagjinit zhvillohet pas një jave.

Vushtrria dhe KEK-u largohet nga Liga e Parë, pasi e mbyllë në vendin e fundit.

Të ngjashme