Ulreich thyen heshtjen, ja çfarë thotë pas gabimit ndaj Real Madridit

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 11:39 | Nga

Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulreich ka reaguar pas gabimit në barazimin 2:2 me Real Madridin që e eliminoi skuadrën e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ulreich nuk e kontrolloi topin te goli i dytë nga Karim Benzema që doli të jetë vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar dëshpërimin e eliminimit nga Liga e Kampionëve”, shkroi Ulreich në Instagram, përcjell “lajmi.net”.

“E deshëm shumë finalen dhe e kemi dhënë maksimumin por ndodhi një gabim. Nuk mund ta shpjegoj, më vjen keq, për ekipin dhe për ju, tifozë”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme