Ultimatumi i Cristiano Ronaldos që shtyri Juventusin ta shkarkojë Sarrin

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo mund të ketë pasur një ndikim të madh në vendimin e Juventusit për të shkarkuar Maurizio Sarrin.

Sipas “Le10Sport”, 35-vjeçari duket se i ka dhënë një ultimatum klubit pas eliminimit nga Champions League: “ose ai, ose trajneri”.

Para shkarkimit të trajnerit toskan, Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë këtë ultimatum klubit, “Le10Sport” shkruan: “nëse nuk do të ishte larguar trajneri, do të ishte larguar ai nga Torino”.

Portugezi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me Sarrin dhe i ka shprehur pakënaqësitë e tij në disa raste dhe eliminimi nga Champions, ia bëri më të lehtë edhe drejtuesve të klubit që ta shkarkojnë pas vetëm një sezoni Sarrin.

CR7 tani është i përkushtuar vetëm te Zonja e Vjetër, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Paris Saint-Germain.

Pas eliminimit nga Champions League ai dërgoi një mesazh pozitiv dhe premtoi më shumë për sezonin e ardhshëm.

Juve e ka emëruar në stol Andrea Pirlo, një rriskë i madh, por në anën tjetër një njeri që e njeh shumë mirë klubin dhe te Juve shpresojnë të ketë suksesin e Zinedine Zidane.

Të ngjashme