“Ultras Skifterat” çelin bunar në Sri Lanka

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e klubit të Gjilanit, “Skifterat” kanë financuar hapjen e një bunari në Sri Lanka.

Kjo është bërë e ditur nga vet tifo grupi në profilin e tyre në Facebook.

Ata e financuan hapjen e këtij bunari për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Të gjithë fëmijët e botës meritojnë burimin kryesor të jetës, ujin e pijshëm! Në Sri Lanka mundësuam hapjen e një pusi të ujit të pijshëm për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit! Kjo është familja e dytë përfituese në kuadër të aktiviteteve tona humanitare” – thuhet në përshkrimin e tifo grupit.

Të ngjashme